Nga moderatore në aktore, bukuroshja e ekraneve shqiptare nis një eksperiencë të re

Prezantuesen e njohur Ilda Bejleri do ta shohim në një tjetër angazhim. Si një nga vajzat më simpatike të ekranit shqiptar, ajo drejton prej vitesh emisionet sportive në “Digitalb”, ndërsa përtej këtij angazhimi, projekti më i madh i saj profesional ishte ai i fundit, që u quajt “Rikthimi i dallëndysheve”.

Por, nga prezantimi, tashmë Ildën do e shohim në një tjetër sfidë, siç është kinematografia. Mbrëmjen e djeshme gazetarja bukuroshe ka postuar në instagram një foto ku na lajmëron për eksperiencëne saj të re që sapo ka nisur. Ilda, do të jetë pjesë e filmit “Rimetti a noi i nostri debiti”, me regji të Antonio Morabito.

“Ndihem me fat që jam pjesë e këtij filmi dhe njëkohësisht po e shijoj në maksimum këtë eksperiencë timen të parë si aktore”, cilëson Ilda në foton e saj.
Filmi është shfaqur ditën e djeshme për herë të parë në kinemanë “Adriano” në Romë, Itali. Shpresojmë që së shpejti të shfaqet edhe në kinematë e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?