Nga salla e lindjes deri tek takimi i vëllezërve, Arbana ndan foto e ëmbla

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, para një jave është bërë nënë për herë të dytë ku bashkë me partnerin e saj, Eduart Grishajn, mirëpritën në jetë një djalë. Arbana ka postuar në Instastory, disa pamje nga materniteti, kur Diell nuk kishte ardhur akoma në jetë, e cila shfaqet e veshur me të bardha gjatë kohës që ka qenë në pritje për të hyrë në sallën e lindjes. ”Një javë më parë, duke pritur të shkoja në sallën e lindjes. Selfie i fundit shtatzënë”- shkruan moderatorja. Pas këtyre fotove, ajo postoi foton e realizuar në momentin kur Joni u takua për herë të parë me vogëlushin. ”Takimi i parë me vëllain e madh më të mirë në botë”,-ka shkruajtur ajo.

SHKARKO APP