Nga Vizioni do kalojë në Klan, por shfaqet në Top (FOTO)
Rivaliteti me kohën është zbutur. Duhet ta keni vënë sidomos kohët e fundit kur figurat po qarkullojnë dendur, sidomos nga Klani në Top Channel.
Kurse dje, Turjan Hyska në studion e “Dua të të bëj të lumtur” na e bëri edhe më të qartë raportin e ri mes ekraneve të mëdhenj, dikur rivalë të fortë.
Turi është figurë qendrore në Vizion Plus. Vazhdon të punojë aty edhe pse tanimë, largimi i tij nga ekrani ku u rrit, për në Klan, me një kontratë të re është fare i afërt.
Mbrëmë, familja e tij, nëna, vëllai dhe Orinda, vendosën ta befasojnë. As në Vizion ku punon e as në Klan ku do punojë, por në Top Channel, ku Turi si mysafir dhe Arbana si e zonja e shtëpisë, më miqësorë se kurrë, na e bënë edhe njëherë të qartë: televizionet janë zbutur.
https://www.instagram.com/p/BiaOAVVAd9J/?taken-by=duatetebejtelumtur_topchannel
https://www.instagram.com/p/BiaTEq_gY0m/?taken-by=duatetebejtelumtur_topchannel
https://www.instagram.com/p/BiaSxaygYv4/?utm_source=ig_embed
KOHA JONË SONDAZH

