Ngacmohet për plakjen, befason përgjigjia e Angelina Jolie
Angelina Jolie është një nga njerëzit më të famshëm dhe konsiderohet femra më e bukur në botë. Ndoshta disa njerëz do të ishin të gatshëm që të hiqnin dorë nga disa vite të jetës së tyre për t’u dukur si aktorja. Por për yllin e Hollywood, plakja nuk është asgjë për t’u shqetësuar.

Duke folur për “InStyle” , 42-vjeçarja ofroi disa mendime frymëzuese: “Kur shihem në paqyrë vërej se dukem si nëna ime dhe kjo më bën të ndjehem mirë. Unë gjithashtu e shoh veten, duke u plakur dhe më pëlqen, sepse kjo do të thotë që unë jam gjallë, jam duke jetuar dhe duke u rritur”.
Por ju mund të thoni se plakja nuk ka rëndësi për të, pasi në fund të fundit ajo duket si “Angelina Jolie”, një femër shumë e bukur. Por kjo nuk ka fare interes për aktoren, e cila ka vënë në dukje se i pranon të metat e saj, por pamja nuk është rëndësishme për të. “Unë i shoh të metat e mia.
![]()
Por ajo çfarë unë nuk shoh është struktura, apo pamja ime e jashtme. Unë shoh familjen time në fytyrë. Unë shoh moshën”. Angelina përkufizon bukurinë nga mënyra se si dikush zgjedh të veçojë veten nga të tjerët. “Njerëzit që unë i shoh të bukur, janë ata që nuk përkulen ndaj mendimit të dikujt tjetër për atë që është e përshtatshme, apo e bukur.

Unë kam qenë gjithmonë e tërhequr nga njerëzit që janë unikë, të ndryshëm dhe vetvetja. Ndjehem keq kur shoh njerëz që nuk mund të jetojë me trupin e tyre dhe që nuk ndjehen rehat me veten. Ka shumë gjëra në shoqëri që i bëjnë njerëzit të ndjehen në këtë mënyrë”.
KOHA JONË SONDAZH

