Nicki Minaj lançon albumin e ri “Queen”
Pas afro katër vitesh, Nicki Minaj ka rimarrë fronin e saj me albumin e shumëpritur. “Queen” është albumi i katërt i saj që vjen një javë para datës së planifikuar për lançim. Përveç këngëve “Chun – Li” dhe “Bed”, albumi me 19 këngë ka bashkëpunime me Eminemin, The Weeknd, Lil Wayne, Swae Lee, Future, Foxy Brown dhe Labrinth.
“Ky është albumi im i preferuar. Është albumi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”, është shprehur Nicki gjatë një emisioni në radio.
Albumi hapet me “Ganja Burns” dhe përfshin këngën kontraverse “Barbie Dreams” inspiruar nga kënga e Notorious Big, “Just Playing (dreams)”, në të cilin ajo i këndon seksit me reperë të famshëm, si 50 Cent, Drake, dhe ish të dashurit të saj, Meek Mill.
KOHA JONË SONDAZH

