Nicki Minaj shkëlqen për firmën Roberto Cavalli

Këngëtarja Nicki Minaj është prezantuar si fytyra e re e kampanjës së Roberto Cavallit për sezonin Pranverë/Verë 2015.

Ylli amerikan ka shkëlqyer në disa fotografi nëpërmjet të cilave ajo ka promovuar veshjet elegante të firmës Cavalli.

“Lëvizjet e Nicki Minajt tërheqin lensin e kamerës, derisa nxehtësia e diellit e kombinuar me ngjyrat e fuqishme qetësojnë mendjen”, thuhej në komunikatën e firmës.

“Në vitet e fundit jemi bërë të famshëm për dizajnimin e rrobave që fshehin format e trupit të femrave dhe këtë më së miri e ka realizuar Minaj”.

SHKARKO APP