Nicki Minaj vishet nga Albërie Hadërgjonaj
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, ka hapur një atelie veshjesh në Tiranë nën emrin “Albëri Couture”, ku nxjerr në shitje kreacione të ndryshme, kryesisht për gjininë femërore. E pikërisht një nga veshjet e dyqanit të saj, së fundmi është promovuar nga reperja me famë botërore, Nicki Minaj. Në fotografinë e fundit që rap-artistja amerikane ka publikuar në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur shumë atraktive duke pozuar me partnerin e saj pranë pemës së Vitit të Ri. Minaj dukej e mrekullueshme një fustan të bardhë me shkëlqim dhe prerje të shumta, e që ishte pikërisht kreacion i linjës së veshjeve të këngëtares Hadërgjonaj.
View this post on Instagram