Nicki thumbon Cardi B: Fama ime pa bërë seks me DJ

Reperja me famë botërore, Nicki Minaj në ”Joe Budden Podcast”, u shpreh se suksesi i saj është bazuar vetëm në krijimtarinë artistike dhe jo nëpërmjet burimeve apo aseteve të tjera. Të gjithë mendojnë se ndonëse jo drejtëpërdrejtë, kjo i drejtohet Cardit.

”Kam shkruar vargjet dhe kam bërë çfarëdo dreqin ishte e nevojshme. Pa Instagram, pa reality show, pa bërë seks me DJ”, është shprehur Nicki. Rikujtojmë që Cardi ka përdorur shfaqjen televizive ”Love and Hip Hop” për të promovuar muzikën e saj dhe për të marrë më shumë fansa.

Nicki në fund tha se: “Do ndihesha super e çmendur nëse do kisha arritur një vend të parë dhe Grammy’s e s’do isha në asnjë listë të 50 më të mirëve”. Kjo është pikërisht Cardi B ajo që ka ”Grammy” por nuk ishte pjesë e listës së Ebro Darden për 50 reperët më të mirë të të gjitha kohërave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?