Nicole Kidman transformohet tërësisht!
Nicole Kidman nuk e keni parë kurrë kështu!
Aktorja 50 vjeçare është parë në Los Anxhelos gjatë xhirimeve të filmit të ri thriller “Destroyer”, me flokë të shkurtra ngjyrë kafe, që dukej se ishte një parukë.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Kidman është transformuar aq shumë, sa të jetë krejtësisht e padallueshme, për një rol.
Në vitin 2002, ajo kishte vendosur një protezë në hundë për të luajtur Virginia Woolf në filmin “The Hours” – një performancë që do t’i ofronte asaj një Oscar.
Këtë vit, në dramën kriminale “Top of the Lake: China Girl”, Kidman gjithashtu iu nënshtrua një “metamorfoze” për rolin e saj, duke vendosur një parukë me flokë kaçurrele ngjyrë gri.
Në filmin më të ri, aktorja Kidman luan rolin e një detektiveje që ballafaqohet me anëtarët e mbetur të një bande që dikur kishte qenë anëtare.