Nicole Scherzinger, në formë falë… David Beckham
Showbiz E Shtunë, 17 Korrik 2021 07:20
Është 39 vjeç dhe gëzon një formë që edhe 20-vjeçaret do ta kishin zili. Tani, Nicole Scherzingger rrëfen sekretin e saj. Në një intervistë për revistën “Look”, këngëtarja thotë se një pjesë të madhe të meritës e ka David Beckham. Ajo thotë se ish-kapiteni i Anglisë e ka ndihmuar në disa seanca stërvitore, duke ia ndryshuar krejtësisht regjimin dhe llojet e ushtrimeve që kryente më parë.