Nik Xhelilaj: Të jesh i dhunshëm nuk është fare burrëri

Aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj që po shkëlqen në rolet e tij në Gjermani dhe Turqi, së fundmi ka rrëfyer disa detaje nga jeta dhe nga fëmijëria e tij.
Me sinqeritet ai ka treguar se gjatë fëmijërisë së tij as ai nuk ka shpëtuar nga një ndonjë shuplakë…
“Tani kur e kujtoj, nuk është se kam shpëtuar dhe unë pa nja dy-tre shpulla të vogla apo të mëdha… Ka patur raste për shembull për lagje, kur nuk kemi patur vetëm frikë nga prindërit, por edhe në shkollë në klasë të parë fillore nga mësuesja, nga babi i ndonjë shokut… Të jesh i dhunshëm nuk është fare burrëri… Është frikacakllëk!”- shprehet në një video, Nik Xhelilaj.
Më pas ai ka vazhduar me një mesazh të fortë për të gjithë kundër dhunës ndaj fëmijëve.
Mesazhi i tij është xhiruar në kuadër të një fushate kundër dhunës ndaj fëmijëve e nisur nga organizata “World Vision Albania”, së cilës Niku i është bashkuar si ambasador.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
World Vision ambassador actor Nik Xhelilaj: To be violent has nothing to do with being a man

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?