Nis ”Big Brother Albania Vip 2”, ja kush është konkurrenti më i komentuar në rrjetet sociale

“Big Brother VIP Albania 2” nisi mbrëmjen e së shtunës, dhe personazhet ia kanë dalë të marrin vëmendjen e publikut. Kudo nëpër rrjetet sociale kanë vërshuar komentet dhe i drejtohen zakonisht dhe në shumicën e rasteve një personazhi, Luiz Ejlli. Videot e tij me batuta dhe situata qarkullojnë nëpër Instagram dhe TikTok dhe njerëzit janë ndarë në 2 kategori. Ata që mendojnë se Luizi është lezeti i shtëpisë dhe deri më tani, sipas tyre edhe fituesi.

Ata që mendojnë se Luizi është super acarues. Luizi ka qenë ndër banorët më aktivë gjatë këtyre dy ditëve dhe ka ditur si ta mbajë vëmendjen e publikut, herë me situata të tepruara (sipas tyre) dhe herë me shaka, poezi dhe humor.

SHKARKO APP