Nis ndërtimi i skenës së Eurovisionit

Holanda ka nisur përgatitjet për organizimin e festivalit europian të këngës “Eurovision Song Contest” ndërsa sot ka nisur ndërtimit i skenës në Rotterdam.

Organizatorët kanë lejuar sot gazetarët që të hynë brenda arenës “Ahoy” në Rotterdam për të parë nga afër fillimet e punës për ndërtimin e skenës së festivalit. Në këtë skenë do të ngjiten përfaqësuesit e 39 shteteve nga Europa, Izraeli dhe Australia.

Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri e cila fitoi edicionin e 59-të të Këngës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

SHKARKO APP