Nisën lidhjen e dashurisë gjatë xhirimeve të “Spiderman”, fejohet çifti i famshëm
Zendaya dhe Tom Holland janë fejuar. Aktorët të cilet luajnë në filmin “Spiderman”, kanë vendosur të ndërmarrin hapin e madh. Sipas TMZ, Holland i ka propozuar për martesë Zendaya-s në një nga shtëpitë e familjes së saj gjatë pushimeve.
Një burim ka thënë për PEOPLE se “të gjithë të afërmit e tyre e dinin se do t’i propozonte “, ata thjesht nuk e dinin saktësisht se kur. Burimi ka shtuar se aktori britanik kishte dashur t’i propozonte Zendaya që prej kohësh.
“ Ai është “i çmendur” pas saj. Ai gjithmonë e ka ditur se ajo ishte e vetmja për të. Ata kanë diçka shumë të veçantë mes tyre ”, tha burimi, duke theksuar se Holland e ndau lajmin e lumtur me miqtë gjatë Vitit të Ri. Për sa i përket dasmës, burimi tha se çifti do të marrë kohën e tyre dhe nuk do të nxitohen.
” Ata thjesht do të shijojnë gjërat tani për tani dhe nuk do të nxitojnë për martesë. Të dy janë të zënë me projekte profesionale”. Holland dhe Zendaya të cilët luajnë çiftin Peter Parker dhe Michelle ‘MJ’ Jones në filmin ‘SpiderMan’ kanë treguar se për vite me radhë ata ishin thjesht miq. Megjithatë, vetëm pak muaj pasi personazhet ndanë puthjen e tyre të parë në ‘Spider-Man: Far from Home’ të vitit 2019, ata u fotografuan duke u puthur në një makinë në korrik 2021, duke konfirmuar romancën e tyre.
Në shtator të atij viti, ata dolën publikisht duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre. Ishte Holland i cili ndau një selfie të çiftit me rastin e ditëlindjes së 25-të të Zendaya. Që atëherë dyshja kanë dalë disa herë publikisht së bashku, edhe pse në përgjithësi ata zgjedhin ta mbajnë private jetën e tyre personale.