Një dashuri e re për Rita Orën, nuk është McGregor!

Për t’iu përgjigjur kritikave të shumta të një dite më parë, pasi u shfaq në një foto së bashku me Conor McGregor, Rita Ora ka zyrtarizuar lidhjen e saj të re. Këngëtarja me origjinë shqiptare i ka thënë fund thashethemeve, duke bërë zyrtare lidhjen e saj me muzikantin Andrew Watt, me të cilin përflitej se ishte lidhur për më shumë se një vit. Këngëtarja 27-vjeçare ka publikuar një foto bardh e zi, gjatë një eventi në Londër, bashkangjitur të të cilit ka shkruar: “Mbrëmjen e kaluar”, mbishkrim të cilin e ka shoqëruar me disa ikonat zemre. Pavarësisht se çifti është fotografuar duke shijuar pushime romantike në Romë, tetorin e vitit të kaluar, Rita ka preferuar të mos flasë për lidhjen e saj, duke e mbajtur të dashurin sa më larg rrjeteve sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?