Një dedikim prekës nga Bond Girls
Ylli i James Bond, Roger Moore, ndërroi jetë një ditë në moshën 89-vjeçare pas një beteje me kancerin, sipas një postimi të fëmijëve të tij në Twitter. Ndërsa dje Madeline Smith dhe Caroline Munro kanë dhënë mesazhin e tyre prekës për kolegun duke e quajtur “një aktor të madh”. Caroline, e cila ka luajtur në filmin “The spy who loved me”, shprehet: “Askush nuk thotë dot një fjalë të keqe për Roger. Ai ishte një xhentëlmen i vërtetë dhe një aktor i madh”. Ndërsa Madeline, e cila ka luajtur në “Live and let die”, e përshkruan eksperiencën e bashkëpunimit me të: “Unë kam qënë e para Bond Girls që ka fjetur me të! Kam luajtur dhe te The Persuaders dhe ia kaluam shumë mirë”. “Ai ishte i vendosur para se të vija, sepse kishin bërë pjesën më të madhe të filmit, pra, ishte një farë kthimi pas. Solli llojin e muzikës në një manjetofon të vogël. Nëse mund të shtoj diçka, gjëja e fundit që ai do të donte është që të mbanim zi për të. Ai do të donte të festonim për këtë dhe për jetën fantastike që ka jetuar”, vijon Madeline. Që nga momenti kur u bë i ditur lajmi tragjik, mjaft ngushëllime janë shprehur në rrjetet sociale dhe nga aktorë të tjerë ikonikë të James Bond.