Një javë pasi u infektua me COVID-19, Princi Charles inaguron nga shtëpia spitalin në Londër

Princi Charles, trashëgimtari i fronit britanik hapi një spital të ri ku do mund të trajtohen pacientë të infektuar me koronavirus.

Ai e kreu inaugurimin e tij nga shtëpia e tij në Skoci, duke regjistruar kështu herën e pare, që një anëtar i familjes mbretërore britanike ka kryer një ceremoni hapjeje nga distanca.

Charles, 71 vjeç e përshkroi ndërtimin e objektit të ri mjekësor, si një spital ku mund të kurohen mijëra pacientë me koronavirus, shkruan CNN.

Charles është në izolim dhe është në gjendje të mirë shëndetësore pasi testoi pozitiv për Covid-19 javën e kaluar. Mbreti, i cili ishte izoluar në Birkhall, rezidenca e tij skoceze, tha: “Unë isha një nga ata me fat që kisha Covid-19 relativisht të butë. Por për disa, do të jetë një udhëtim shumë më i vështirë. Prandaj, unë jam aq i lehtësuar që të gjithë tani mund të kenë sigurinë se do të marrin të gjithë kujdesin e nevojshëm teknik që mund të kenë nevojë dhe çdo shans për t’u rikthyer në një jetë normale.”

NHS Nightingale është i vendosur në qendrën e konferencave ExCeL në Lindjen e Londrës dhe fillimisht do të sigurojë deri në 500 shtretër të pajisur me ventilatorë dhe oksigjen. Kur të funksionojë plotësisht spitali do të ketë kapacitet nga 4,000 deri në 5,000 shtretër.

SHKARKO APP