Një kartolinë për të mos u humbur nga familja Kallaku për festat e fundvitit

Xhensila Myrtezaj ka publikuar sot një video të realizuar mjaft bukur me bashkëshortin dhe vajzën e saj të vogël, të përfshirë në atmosferën e festave!

Në videon e publikuar këngëtarja shfaqet duke gatuar biskota me Besin, ndërsa Ajka është ajo që i provon, e lyer me miell gjithandej!

Këto momente mbeten të paharrueshme për Xhensilën e cila shprehet se familja është bekimi i saj më i madh!

“Zoti im, sa mirënjohës të jemi. Në fund të ditës, gjithçka çfarë njeriu kalon, sukses apo dështim, paqen e vërtetë dhe lumturinë e vërtetë e gjen tek familja. Ky është bekimi më i madh. Ajka më e shtrenjta jonë, do të jepnim botën nëse do mundeshim për ty ‘shkruan ndër të tjera Xhensila.

Videoja publikohet një ditë pasi Xhensila dhe Besi i treguan botës fytyrën e vogëlushes së tyre, e cila ishte e pranishme në premierën e filmit “Falco”.

SHKARKO APP