Një lajm i mirë për fansat e aktores turke “Bahar”, së shpejti ylli i serialeve do të vizitojë shqiptarët
Është një nga serialet më të shikuara në trojet shqiptare. Fjala është për serinë turke “Beni Affet” (Më fal) që është i dubluar në shqip.
E një nga personazhet më të dashura për publikun është ‘Bahari’ që është një nga rolet kryesore. Këtë rol e aktron aktorja Gaye Turgut.
Gaye së shpejti do t’i vizitojë shqiptarët.
Të paktën kështu ka premtuar vet ajo, teksa u xhirua nga një shqiptar i quajtur Emin Muca, i cili ka qenë prezent kur seriali xhirohej, duke bërë foto e video edhe me aktorët tjerë.