“Një lodër me histori është më e vyer se një lodër e re”, nisma e Besës për fëmijët e prekur nga tërmeti

Besa Kokëdhima ka marrë një iniciativë të bukur për të ndihmuar fëmijët e prekur nga tërmeti. Ajo përmes një video në Instagram, ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë dëshirë t`i bashkohen kësaj nisme dhe të dhurojnë një lodër për këta fëmijë.

Ajo bën thirrje që secili nga ne të bëjë një dhuratë dhe ta dërgojë atë në hollin e ArtTurbinës në orën 9:00 deri në 21:00, në datat 21-22 dhjetor:

“Dhuro një lodër këtë fundvit për fëmijët e prekur nga tërmeti, fëmijët e shtëpisë së fëmijës, fëmijët më pak fatlum. Datat 21-22 Dhjetor, Holli i ArtTurbina 09.00-21.00”, shkruan Besa në Instagram ku prezanton nismën e saj. Çdo fëmijë ka nevojë të marrë një dhuratë për të ndjerë sapopak gëzim, veçanërisht pas tragjedisë që goditi vendin tonë. Sigurisht që nevojat janë të ndryshme gjithsesi ju mund të kontribuoni me ndonjë lodër së bashku me fëmijët tuaj.”

SHKARKO APP