Një muaj pas lindjes, Eva Longoria nis pushimet në plazh

Pak kohë më parë Eva Longoria solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin Santiago Enrique, Los Angeles dhe tani duket se ka gjetur kohën për të pushuar pak nga detyra e saj 24 orëshe si mama. Aktorja 43-vjeçare postoi foto nga pushimet e saj misterioze ku shfaqet duke pushuar nën diellin veror.

“E puthur nga dielli; Nuk dua t’ia di për modelin e flokëve kur jam në det”, shkruan ajo si dixhiturë tek një foto ku shfaqet në plazh.

Ndërsa në një varkë, Eva mbante ulur rripat e rrobave të banjos për të marrë sa më shumë ngjyrë në lëkurë. Ajo shfaqet me një fytyrë të freskët, me një palë syze dielli, stil aviator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personazhi i njohur në “Shtëpiake të dëshpëruara”, ka publikuar gjithashtu një foto të vetes ulur në plazh. Ajo nuk tregoi se ku është, por fansat aludojnë se, sipas fotove, ajo duhet të jetë diku në Bahamas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 19 qershor aktorja mirëpriti fëmijën e saj të parë me bashkëshortin 50-vjeçar, Jose ‘Pepe’ Baston, një manjat i mediave, me të cilin u martua më 2016-ën në një qytet buzë liqenit, në vendin e saj të lindjes, Meksikë.

Jose dhe ish bashkëshortja e tij, Natalia Esperon kanë dy vajza dhe një djalë të cilët përshëndetën me një “Hola” Evën, gjatë shtatzanisë së saj: “Ne kemi tre fëmijë tashmë, unë kam tre fëmijë nga burri, kështu që nuk është diçka e re”.

Gjithsesi, Eva ka qenë e martuar më parë me yllin e operave, Tyler Christopher nga 2002-shi deri në 2004-ën e më pas u martua me lojtarin e basketbollit Tony Parker nga 2007-ta deri në 2011-ën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?