Një perëndi: Rita Ora në Fashion Awards 2017 (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur Fashion Awards 2017-të, eventi që i dedikohet i gjithi glamurit të tapetit të kuq. Mes yjeve si Ashley Graham, Irina Shayk, Pixie Lott, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.

E veshur me një fustan në ngjyrë gri metalike, këngëtarja duket se i ka dhënë gjithë shkëlqimin tapetit të kuq. Fustanin, i cili i tregonte më së miri linjat trupore e kishte kombinuar me një palë sandale klasike dhe flokët të stiluara thjesht me onde.

Rita duket se ka qenë në momentin e saj më të mirë dhe gjatë gjithë kohës ka pozuar për fotografët, të cilët gjithashtu janë përpjekur ta fotografojnë aq bukur sa duket vërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?