Një rrugë me emrin e Rihannës në ishullin e njohur
Ylli i pop-it, Rihanna Fenty është ndër këngëtaret më të ndjekura në botë dhe qeveria e vendlindjes ka vendosur ta nderojë duke i vendosur një rruge emrin e saj. Qeveria e Barbados ka vendosur që të ndërrojë emrin e “Westbury New Road” me Rihanna Drive. Kjo gjë është bërë dje, në përputhje me festimin e 51-vjetorit të Pavarësisë së Ishullit nga Britania. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Ministrisë së Turizmit në Barbados. Dihet se Rihanna bën vizita të shpeshta në vendlindjen e saj, ku ka ndihmuar dhe me krijimin e disa shkollave për fëmijët.