“Një show humori i ri”, Agron Llakaj rikthehet në ekran. A do të jetë në “Vizion Plus”?

Ikona e humorit në ekran, aktori dhe moderatori Agron Llakaj do të vijë këtë sezon me një emision të ri humori, pas një pauze nga ekrani. Ai ka postuar në Instagram një video promo ku shkruhet “Së shpejti me një show humori të ri”. Ai nuk ka zbuluar më shumë detaje, as emrin dhe as bashkëpuntorët që do ketë në këtë projekt. Ende nuk dihet nëse ky show do zhvillohet në ekranin e Vizion Plus, apo në ndonjë media tjetër, por nga burime të “Koha Jonë”, Llakaj nuk do të lëvizë nga shtëpia e tij “Vizion Plus”.

SHKARKO APP