”Një stuhi në skenë”, Ronela që Europa e dashuron
Nga: Redjon Shtylla
Ylli i popit nga Tirana, Ronela Hajati i tregoi Europës se çfarë universi fshihet brenda qënies së saj artistike, dhe çensura nuk ndalon një artist të kthehet në emblemën e Eurovisionit 2022.
Mbrëmjen e kaluar në Torino të Italisë, u mbajt nata e parë e festivalit Europian në edicionin e tij të 66-të. Ronela Hajati, këngëtarja nga Shqipëria çeli Eurovisionin me një performancë elektrizuese për publikun në sallë, të cilët e pritën me brohorima dhe i dhanë një energji të fortë. “Sekret” çoi në këmbë publikun në sallë, por biletë për në natën finale, Eurovisioni siç edhe u pa, nuk kishte për artisten shqiptare. Komentuesit në faqen e Eurovizionit e cilësuan “një stuhi në skenë”, duke tërhequr vëmendjen me veshjen, një kostum në ngjyrë rozë në flori dhe me trupën e baletit, 4 meshkuj dhe koreografen Klaudia Pepa.
Le të ndalemi tek audienca, se në fund të ditës ai është sorvani, më saktë duhet të jetë. Si një ndjekës i festivalit prej vitit 2004, Ronela është ajo që kishte vëmendjen e shtypit, e audiencës që ndjek Eurovisionin dhe zhurmën e krijuar me fotot apo prekjet që në fund të ditës janë veç se skenike. Në kanalin Youtube ku janë hedhur 17 performancat e artistëve që ishin pjesë e natës së parë, më e shikuara është e Shqipërisë, ku sërish vendosi një rekord. Në Instagram kryeson. Publiku në sallë thërriste emrin e saj, me mijëra komente dhe miliona shikime kudo. Rrjeti po zien kundër Eurovisionit.
Atëherë, kur një këngë shikohet në masë, komentohet në masë dhe vlerësohet në masë, pse dreqin nuk është në finale? A ishte kjo një “hakëmarrje” nga ana e Eurovisionit për Ronelën e cila nuk dha një show familjar që ata kërkonin? Por çfarë është një show familjar dhe pse u bë bujë kaq e panevojshme për performancën e Ronelës, ku edhe mediat në mbarë Europën shkruajtën, e cila është një koerografi e thjeshtë, ritmike që i përshtates këngës.
Eurovisioni është një promotor i komunitetit LGBT, dhe shumë vende nuk e pranojnë dashurinë mes të njëjtës gjini, a nuk është ky një show familjar, dhe nuk është ky një problem? Në disa media u cilësia si eksplicide performanca? Marrëzira! Ronela Hajati ishte kryefjala e Eurovisionit dhe sigurisht që për të ka marrëzish shumë interes dhe portalet për klikime bëjnë gjithçka, shpirtin ja shesin djallin. Kë bullizoi Ronela, kë preku me performancën e saj? Një këngë e fortë me ritme ballkanike ndër vite i kemi parë që fitojnë edhe renditen mirë në finale. Ah, teksa Ronela përshëndeti publikun, komentatori në televisionin italian Rai, bullizoi peshën e këngëtares. Kjo është negative, aspak e hijshme dhe jo një shembull për show-t familjarë.
Çfarë shkoi keq që Ronela nuk do të jetë pjesë e finales, dhe a duhet Shqipëria të rishikojë pjesëmarrjen e saj në këtë kompeticion që politikën e ka në gjenezë? Ronela është e vetëdijshme që nuk është artistja me vokalin operistik, por zjarrin që kërkon një festival i tillë, ajo e dha në 360 gradë. Më e kuruara në çdo dalje skenike, më popullorja mes artistëve. Ajo është artistja që bëri më shumë miq në mesin e 40 artistëve.
Mediat e huaja u dashuruan me atë, e shikonin si fituese. Siç edhe e tha vetë, ajo Eurovisionin e fitoi, me apo pa finalen se ja dha turma fitoren. Fituesi harrohet lehtë. Reagimet dhe indinjatat në rrjete sociale nuk ka nevojë për furça, se gjithçka shikohet dhe verifikohet lehtësisht me një klik në telefon. Kudo njerëzit po komentojnë në masë mungesën e Shqipërisë në finalen e Eurovisionit.
Por a është momenti që Shqipëria të mendojë pezullimin nga ky festival? Shumë shtete e kanë bërë, si Turqia e cila ka vite që nuk merr më pjesë. Ndër vite jemi përfaqësuar me zëra të fortë, si Rona Nishliu e cila ende mban fronin më të mirë të Shqipërisë, atë të vendit të 5-të në finalen e madhe të Eurovision 2012. Anxhela Peristeri, Eugent Bushpepa, Juliana Pasha, Aurela Gaçe, Elhaida Dani e shumë e shumë artistë të tjerë. E kemi provuar Eurovisionin si shtet për 19 vite rrjesht. Që nga 2004 deri 2022, 12 artistë kanë arritur që të shkojnë në finale dhe 7 prej tyre jo.
Eurovisioni është një garë që zëri, performanca shkojnë pasi fqinjësia politike vulos pikët. Ronela sigurisht që është e zhgënjyer, dhe me të drejtë, por ajo mbetet sërish artistja që krijon hite dhe në Eurovisionin ajo e finalizoi një hit dhe ajo nuk do të harrohet lehtë.
Ronela Hajati, ylli i popit nga Tirana, mbrëmë u bë ylli i popit në Europë.