“Një tjetër bebe po vjen”, Pallati Mbretëror jep lajmin e bukur

Një lajm i ëmbël ka ardhur sot nga Pallati Mbretëror. Princesha Beatrice është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë këtë vjeshtë, me partnerin Edoardo Mapelli Mozzi

Pas një romance të papritur, Princesha Beatrice dhe Mozzi u fejuan në shtator 2019.

“Të dy jemi shumë të emocionuar që po fillojmë këtë aventurë jetese së bashku dhe mezi presim të martohemi. Ne ndajmë kaq shumë interesa dhe vlera të ngjashme dhe e dimë që kjo do të na mbajë si një çift shkëlqyeshëm në vitet në vazhdim, plot dashuri dhe lumturi”, thanë ata  në një deklaratë.

Fëmija do të jetë stërnipi i 12-të i Mbretëreshës, pas fëmijës së dytë të Princit Harry dhe Meghan Markle që do të lind në verë.

Kujtojmë se në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj u akuzuan se kanë thyer rregullat strikte të të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar pasi u panë duke darkuar me 4 persona të tjerë, të gjithë nga familje të ndryshme.

Naga ana tjetër, përfaqësuesit e çiftit mbretëror u janë përgjigjur akuzave, duke thënë se ajo nuk ishte një darkë e thjeshtë, por një takim pune, i cili lejohet sipas rregullave anti-Covid.

SHKARKO APP