Një vajzë hyn pa biletë në avion për të parë Jay Z, por përfundon në prangat e policisë

Një fanse e reperit Jay Z ka rënë në prangat e policisë, sepse i është shmangur sigurisë dhe ka hipur në avionin e “American Airlines” vetëm për të parë reperin. Yaazmina Payton, 23 vjeçare, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare në Çikago të dielën në mëngjes, pasi ajo hipi në fluturimin për në Los Angeles.

Ajo nuk kishte as biletë dhe as leje bordi, ndaj Payton u arrestua dhe u akuzohet për shkelje kriminale. Yaazmina Payton ka treguar se si ka mundur t’i shmanget skuadrës së sigurisë , duke shkuar në një zonë të sigurt, ndërkohë që oficerët e Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) ishin të shpërqendruar.

Ajo ka shtuar gjatë rrëfimit se donte të hipte në avion dhe të udhëtonte për në Los Angeles sepse donte që të shikonte reperin Jay Z në qytet. Ndërkohë avokati i caktuar i 23-vjeçares ka thënë për gjyqtarët se ajo ka çrregullim të stresit post-traumatik dhe një çrregullim ankthi.

Payton është ndaluar nga Aeroporti Ndërkombëtar O’Hare dhe u la e lirë me kusht me një dënim prej 424 eurosh.

SHKARKO APP