Një vit martesë dhe dedikimi plot dashuri i Teuta Krasniqit për bashkëshortin
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina po festojnë përvjetorin e tyre të parë të martesës. Dhe, me këtë rast nuk do të mungojnë as urimet e ndërsjella në rrjetet sociale.
Kështu, Teuta Krasniqi në profilin e saj në Instagram me një foto përkrah Adonisit ka shprehur gjithë dashurinë që ka për të.“Një tjetër vit për të krijuar kujtime të çmuara së bashku, një tjetër vit për të gjetur gjëra të reja për t’u kënaqur së bashku.
I dashur, unë do kaloj një përjetësi duke të dashur, duke u kujdesur për ty, duke të treguar çdo ditë, që për mua je aq lart sa yjet. Ndërsa ne rritemi bashkë, ndryshojmë me moshën, diçka nuk do të ndryshojë kurrë… unë do të vazhdojë të bie në dashuri me ty.
Urime përvjetorin shpirt. T’du Forever, my Forever ❤”- u shpreh Teuta në mesazhin e saj në gjuhën angleze. Teuta dhe Adonisi tashmë kanë një vajzë së bashku, Kaian, teksa e rrisin së bashku edhe vajzën tjetër Tarën, që aktorja e ka nga martesa me këngëtarin, Blero.