Njëra bjonde e tjetra brune, njihuni me velinat e reja të Fiks Fare
Ashtu siç është bërë traditë edhe këtë sezon emisioni Fiks Fare ka ndërruar belinat që do shoqërojnë Dorianin dhe Devisin.
Por kush janë hyrja e re e ekranit? Dy bukuroshet quhen Marjana Shkreta dhe Artea Bebri, të cilat si duket nuk janë të panjohura për publikun, megjithëse tani fytyrat e tyre do i fiksoni më mirë.
Dy velinat e reja janë marrë me modelin dhe gjithashtu kanë një eksperiencë të gjatë me pasarelat e modës dhe setet fotografike.
Marjana, vajza brune, është edhe balerinë profesioniste dhe prej dy vitesh ka dalë në skenë me trupën e baletit të TCH.
Ndërsa biondia Artea nuk ka një eksperiencë të tillë më kërcimin pasi më shumë i është përkushtuar modelingut, por me siguri e keni parë në videoklipin e Trimit në këngën “Lulja e Blinit” ose kur ishte pjesë e panelit në emisionin sportiv të Edi Manushit përgjatë Botërorit Rusi 2018.
Nëse vitin e kaluar ishit mësuar me velinat që ngjasonin goxha me njëra-tjetrën, këtë vit ato nuk ngjasojnë aspak në bukurinë e secilës.
KOHA JONË SONDAZH

