“Njerëzit filluan të vraponin”: Pas rikthimit në ekran, Ellen DeGeneres rrëfen eksperiencën me Covid-19

Ellen DeGeneres u infektua me koronavirus në muajin Dhjetor. Lajmin e bëri me dije vetë moderatorja, ndërsa zbuloi se në përgjithësi ndihej mirë, por kishte një dhimbje shpine të tmerrshme. Për këtë shkak, iu desh të ndërpriste dhe transmetimin e emisionit të saj.

Ellen iu rikthye ekranit këtë javë ndërsa rrëfeu dhe eksperiencën e saj dhe mënyrën epike se si mori vesh që ishte infektuar me Covid-19. “Po bëhesha gati për emisionin, po vendosja extensions dhe po bëja grimin. Asistenti im hyri dhe më tha se kisha dalë pozitiv për koronavirus.

Pastaj të gjithë ikën prej meje me vrap. Njerëzit me të vërtetë tremben dhe vrapojnë, disa nuk janë kthyer më që nga ajo kohë. U largova menjëherë dhe të gjithë u informuan”, u shpreh Ellen.

SHKARKO APP