Njeriu më i afërt i Princeshës zbulon detajet tronditëse: Diana ishte aq e frikësuar për jetën. Ja çfarë mbante gjithmonë me vete
Vdekja e Princeshë Dianës vijon të mbetet ende një mister, ndonëse kanë kaluar 23 vite. Së fundmi, ish-sekretari i saj privat i sigurisë, Patrick Jephson, ka zbuluar detaje të reja nga jeta e Lady Di.
Sipas tij, Diana ishte aq e frikësuar për jetën, saqë mbante një frigorifer të mbushur me rezervat e saj të gjakut.
Ekipi i sigurisë së princeshës mbante gjithmonë me vete rezervat e gjakut, në rast se Princesha do të sulmohej.
“Veçanërisht kur ishim jashtë ose ne vendet në zhvillim, do të mbanim një frigorifer të vogël plot me rezerva të gjakut të Dianës”, ka rrëfyer ai.
Më tej Jephson ka theksuar: “Secili prej nesh ishte testuar, kështu që mjekët e dinin se kush mund t’i jepte asaj gjak nëse ajo do kishte nevojë”.