Njihuni me tre opinionistët e “Ferma VIP 3”
“Ferma VIP 3” ka bërë publik emrat e opinionistëve për sezonin e tretë të formatit. Armina Mevlani, Einxhel Shkira dhe Ermal Mamaqi, do të jenë pjesë e panelit që do të komentojë ngjarjet dhe dinamikat e programit.
Armina Mevlani, ka qenë e pranishme në këtë rol edhe në sezonet e mëparshme, ndërsa Ermal Mamaqi i bashkohet për herë të parë këtij formati.
Ndërkohë, Einxhel Shkira, rikthehet në ekran në rolin e opinionistes.
Sezoni i ri do të drejtohet nga Arbana Osmani, e cila rikthehet në ekran si moderatore e programit.
Ky angazhim shënon një projekt të ri për të, në një format konkurrues me “Big Brother VIP”, të cilin e ka moderuar më parë.
Në produksionin e këtij edicioni është përfshirë edhe regjisori Eduart Grishaj, i cili do të mbajë rolin e regjisorit të programit.
KOHA JONË SONDAZH

