Nora braktis spektaklin “Dance with me”: Jam shtatzënë
Shkak i lënies së këtij konkursi kërcimi, patentë ndërkombëtare, është fakti që Nora është shtatzënë.Pak çaste më parë duke folur drejtpërdrejt në shoun televiziv që po transmetohet nga Tv Klan, Nora Istrefi tha:
“Kam vendosur që ta lë garën këtu. Nuk mund ta vazhdoj dot më. Arsyeja është se unë do të bëhem nënë. Dhe në këto momente nuk më intereson më asgjë tjetër, asnjë lloj çmimi sepse e vetmja gjë që më intereson më shumë tashmë është që do të sjell në jetë një fëmijë”.
Në fotot që ju sjell noa.al, shikoni momentet e mbrëmjes së sotme kur Nora Istrefi tregoi se është shtatzënë. Mësohet se Nora është tre muajsh shtatzënë. Mjekët i kanë sugjeruar se ajo nuk mund të vazhdojë më trajnimet e kërcimit dhe performancat për tre javët e mbetura të spektaklit ndaj ajo ka vendosur që të heqë dorë. Noa.al