Nora dhe Roberti, foto ”hot” në Insta
Nora Istrefi këto ditë ka tërhequr vëmendjen e fansave me fotografitë e publikuara në rrjetet sociale. Këngëtarja e popullarizuar e skenës shqiptare i ka shijuar pushimet me bashkëshortin dhe vajzën e saj në Turqi, ndërsa i ka mbajtur të informuar fansat për disa nga momentet e këndshme që ka kaluar atje. Ajo ka pozuar me bikini të bardha dhe fotografitë i ka publikuar në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 777 mijë ndjekës. Një pozë të përbashkët me bashkëshorten e tij e ka publikuar edhe Robert Berisha.
https://www.instagram.com/p/BnN3wSqF2b5/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
KOHA JONË SONDAZH

