Nora Istrefi sapo publikoi foton më të ëmbël të Robertit me vajzën
Për çiftin Nora-Robert është përfolur shumë herë që i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ata e kanë mohuar, dhe duket se janë më të lumtur se asnjëherë tjetër.
Roberti përmes postimeve të ndryshme në Instagram na ka treguar se është shumë i dhënë pas vajzës dhe Norës. Ai vazhdimisht publikon foto me të dyja.
Nga ana tjetër, Nora është më e tërhequr. Gjithsesi sot Nora ka publikuar një foto vërtet të bukur të tyrën.
Teksa ndodhen me pushime në një vend me borë, Nora ka postuar foton e Robertit teksa puth Renee-n. Kjo është fotoja më e ëmbël e tyre, ose siç i shkruan Nora, ata janë si loçka.