“Nuk bëra kot valixhet gati dhe ika”, Olta Gixhari zbulon detaje për partnerin e saj

Aktorja Olta Gixhari për herë të parë tregoi historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj, për të cilin mori valixhet e shkoi në Spanjë.

Aktorja ka postuar foto me bashkëshortin, por pa ia treguar fytyrën duke e lënë mister identitetin e tij, pasi siç tregon ai dëshiron të jetë diskret dhe ajo e respekton vendimin e tij.

E ftuar së fundmi në “Jonida’s Room”, Olta tregoi se bashkëshorti është një njeri shumë më i qetë se ajo.

“Kemi një ndryshim në dukje të parë, por dhe ai thellë-thellë është si unë. Nuk është i fushës së artit. Më pëlqen shumë që ai nuk ma ka ndrydhur këtë pjesën e koketës që kam unë, energjinë, çmenduritë e mia, ose ndryshim planesh përnjëherë. Është njeri që më jep liri dhe shumë qetësi, sepse nuk bëra kot valixhet gati dhe të ikja. Deri tani jemi shumë rehat me njëri-tjetrin, plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin”, tha Olta.

SHKARKO APP