Nuk bëri asnjë dedikim në ditën e lindjes së babait të ndjerë, Lori Hoxha tregon arsyen

Lori Hoxha u ka dhënë të gjithëve atyre që i kanë shkruar pse ajo nuk bëri asnjë dedikim për të atin e saj, themeluesin e Top Channel Dritan Hoxha për ditëlindjen e 51 të tij, gjithashtu dhe për ardhjen në jetë të nipit të saj të dytë.

Ajo shprehet se është shumë e lumtur për ardhjen në jetë të djalit të dytë të Sarës, Romanit, si dhe shumë e trishtuar për faktin që nuk mund ta puthë të atin në ditën e tij të lindjes.

Dhe nëse këtë gjë do ta shprehte publikisht nuk do të ndryshonte gjë përveç përceptimit të ndjekësve.

‘Një mendim i orëve të vona që do të doja ta ndaja! Jo gjithçka që bëj unë ose ju duhet të publikohet në mediat sociale. Vetëm se nuk e postoj nuk do të thotë se nuk e bëj, shikoj, ndjej apo e përjetoj atë. Duke qenë person publik për kaq kohë kam mësuar dhe kuptuar se ata që janë pranë zemrës sime duhet të qëndrojnë larg atyre që nuk janë pranë zemrës sime.Jemi mësuar të shohim çdo urim për baballarët, nënat, shoqet e ngushta në Instagram saqë kemi filluar të bazojmë dhe të gjykojmë çdo lidhje nga mungesa e këtij urimi online.

‘Unë kam qenë një nga këta njerëz dhe nëse shqetësohesh nga kjo të lutem bëj një hap dhe vlerëso jetën tënde.E dua motrën time njësoj edhe pse nuk e uroj në Instagram që lindi Romanin tim të bukur. Iu gjenda pranë duke ia treguar këtë gjë asaj, jo botës. Gjithashtu e kuptoj që sot do të ishte ditëlindja e babait tim . Ai do të ishte 51 vjeç sot dhe është viti i 11-të që nuk i jap puthjen e ditëlindjes. A do të ndryshonte gjë nëse do të postoja për këtë? Vetëm perceptimi juaj, jo dhimbja ime! Unë jetoj me kujtimin e tij çdo ditë kështu që mos merrni kohë nga dita juaj për të bërë dikë të ndihet keq! Ju nuk e dini se çfarë po kalon ky person! Mos lejo që media sociale të ngatërrohet me ndjenjat tuaja. Jemi të gjithë njerëz në anën tjetër të ekranit!”- ka shkruar në postimin e saj Lori Hoxha.

SHKARKO APP