Nuk e dinte çfarë është Prekazi, ndjekësit nuk e kursejnë Olta Gixharin!

“Big Love”, aplikacioni i krijuar nga “Big Brother” ka bërë që banorët e formatit të përjetojnë sadopak nga mbështetja e fansave të tyre që i ndjekin nga jashtë.Ndjekësit mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera 3 euro deri në 100 euro, e cila është kurora, dhe ta dërgojnë së bashku me një përshëndetje dhe emrin e tyre.

Herë pas here banorët janë mbledhur për të lexuar këto mesazhe.

Së fundmi një kurorë i është dërguar Luizit nga një prej anëtarëve të familjes Jashari. Bëhet fjalë për Hamëz Jasharin, djalin e Bekim Jasharit, i cili i ka dërguar edhe një mesazh ku shkruhej: “Të përshëndes nga Prekazi Heroik i Adem Jasharit”.

Ky padyshim ka qenë një nga mesazhet më me kuptim të dërguar deri tani, i cili ka ngjallur reagime edhe tek banorët e tjerë. Madej Nita dhe Shpati, i janë drejtuar Luizit duke i thënë që është me fat dhe kjo është dhurata më e mirë që ka marrë ndonjëherë.Nga ana tjetër e vetmja që nuk e kuptoi për çfarë bëhej fjalë ishte Olta Gixhari, e cila u shpreh: “Çfarë është Prekazi?”. Ishte Nita ajo e cila ia shpjegoi që Prekazi është vendi ku kanë rënë heroikisht një familje e tërë gjatë luftës.

Nga ana tjetër ndjekësve që nuk i shpëton asnjë gjë, janë çuditur si Olta nuk e dinte një gjë të tillë, duke mos i kursyer edhe kritikat e tyre.

SHKARKO APP