BIG BROTHER/“Nuk e duroj dot këtë psi*kopat”/ Kejvina e revoltuar me Luizin

Thuajse të gjithë banorët i janë vënë kundra Luizit, duke thënë se ai mashtron gjithë kohën.

Pas përfundimit të lojës së caktuar nga “Vëllai i Madh” për të bërë një gjyq, Kejvina ka reaguar e revoltuar ndaj Luizit duke thënë se nuk e duron dot atë njeri.

Ajo tha:’Nuk e duroj dot këtë psikopat”. Ndërkohë Luisi bëri sikur i kërkoi falje.

Mendimin e Kejvinës e mbështeti edhe Tea duke thënë se ai njeri nuk durohet, mashtron gjithë kohën dhe se kur i kërkoi falje familjes së Kejvinës për sjelljen e tij, ishte duke u tallur.

SHKARKO APP