Nuk e fsheh më, Elif për herë të parë në publik me të dashurin
Prej shumë kohësh mediat turke kanë folur për romancën e aktores së famshme turke Tuba Buyukustun dhe biznesmenit Umut Evirgen.
Por ylli i kinematografisë turke nuk e kishte konfimuar deri tani lidhjen.
E njohur në Shqipëri për rolin e Elif në ‘Diamante dhe Dashuri’, Tuba ka dalë për herë të parë në publik me të dashurin.
Ajo ka tërhequr vëmedjen gjatë një feste dhe nuk ka hezituar të pozojë para paparacëve.
Tuba është nënë e dy vajzave Maja dhe Toprak nga martesa me 6 vjeçare me aktorin Onur Saylak.
KOHA JONË SONDAZH

