“Nuk e imagjinoj dot”, ja cila është gjeja më e vështirë për Rudina Magjistarin

Një nga momentet më të vështira të të gjitha nënave është padyshim momenti kur lënë në kopësht ose çerdhe për herë të parë fëmijët e tyre.

As Rudina Magjistari nuk përbën përjashtim pasi është shumë e lidhur me vajzën e saj, Mia.

E ndërsa kishte të ftuar në studio Suada Sherifin, duke e pyetur për të bijën, Rudina nuk e fshehu merakun që ka kur ta çojë të bijën në kopësht.

Pasi Suada rrëfeu se ka filluar ta çojë Deizin në çerdhe, madje ta lërë atje deri në orën 16, derisa të mbarojë punët, Rudinës, kjo kohë iu duk shumë e gjatë: “Si ishte dita e parë kur e çove në çerdhe, si e përjetove”, e pyeti ajo me kureshtje Miss-in e njohur duke rrëfyer se po mendon që gjatë kësaj pranvere, edhe ajo të përpiqet ta shkëputë pak nga vetja Mian: “Të pyes se unë Mian akoma nuk e kam çuar në çerdhe dhe po mendoj që gjatë kësaj pranvere, të provoj ta çoj në kopësht”, – tha Rudina.

Meqenëse oraret, për shkak të punës pasdite, Rudina i ka ndryshe nga të gjithë, ka bërë që gjatë paradites, ajo të kujdeset vetë për Mian, kështu që edhe vogëlushja ka përfituar nga prania e së ëmës në shtëpi.

Megjithatë, siç shton Rudina, ndoshta këtë pranverë, edhe Mia do të mësohet pak më larg mamit të saj: “Po mendoj ta çoj në kopësht, por akoma nuk e di… Kur e mendoj atë ditë… Nuk e imagjinoj dot”, thotë moderatorja pa e fshehur shqetësimin e nënës që tani, më shumë se çdo herë, i lexohet në fytyrë.

SHKARKO APP