Nuk e keni parë asnjëherë Lady Gaga kaq të qetë

Lady Gaga ka performuar mbrëmjen e së dielës në festivalin më të madh në botë Coachella dhe dukej shumë e qetë.

Ajo këndoi ‘The Cure’, një këngë që e ka sjellë së fundmi në treg. Është një baladë romantike, prandaj publiku dëgjonte me kënaqësi zërin e saj, ndërsa ajo performonte e qetë pa shfaqur asnjë anë cmendurie.

Të gjithë janë mësuar ta shohin 31-vjeçaren plot energji, gjë të cilën ajo e shfaqi më vonë ndërsa këndonte hite të tjera.

/oranews

SHKARKO APP