Nuk e mposht askush? The rock infektohet me Covid

Koronavirusi nuk po kursen askënd, politikanë të njohur, këngëtarë po infektohen çdo ditë dhe më shumë nga Covid-19.
Nuk ka shpëtuar pa u infektuar as “bisha” e filmave aksion, Dwayne Johnson.

Johnson dhe familja e tij pasi bënë tamponin kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Nëpërmjet një video të postuar në llogarinë e tij në “Instagram”, aktori njofton se bashkëshortja dhe dy vajzat e vogla katër dhe dy vjeç janë të infektuar me Covid-19.

Ai theksoi se pavarësisht kujdesit disiplinor dhe respektimin e masave të nevojshme nuk mundën ti shpëtojnë infektimit.

Johnson thekson se ai dhe familja e tij mund të jenë infektua nga miq të cilët nuk e kanë ditur që kanë qenë të infektuar.

Tashmë aktori dhe familja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk janë më të rezikuar.

Ne jemi në anën tjetër virusit dhe nuk jemi më ngjitës. Faleminderit Zotit, ne jemi të shëndetshëm. Mund t’ju them se kjo ka qenë një nga gjërat më sfiduese dhe të vështira që na është dashur të durojmë si familje. Ne po numërojmë bekimet tona tani sepse ne e dimë mirë që jo gjithmonë ndodh që të shërohesh nga covid-19 dhe të jesh përsëri i fortë dhe i shëndetshëm“- shprehet Johnson në videon e tij.

Gjithashtu aktori bën një apel për të gjithë qytetarët në të gjithë botën, ai u kërkon të gjithëve të mbajnë maskën dhe të respektojnë masat e nevojshme.

SHKARKO APP