Nuk është më sekret! Rikthehet Elsa Lila, koncert të madh në Tiranë

Nuk është më sekret! “Finalmente, Elsa” do të titullohet koncerti që do të na sjellë më 1 nëntor në Pallatin e Kongreseve, këngëtaren Elsa Lilën.

Këngëtarja që na bëri të ndjeheshim krenarë ndërsa prezantohej si e para shqiptare që ngjitej në skenën e Sanremos, artistja që na ka qetësuar mendjen e shpirtin me melodinë e zërit e të këngëve të saj e që na ka bërë të besojmë, deri edhe një vit më parë kur u rikthye në skenën e Festivalit të RTSH-së, se muzika e vërtetë mund të krijohet e të këndohet me mjeshtëri ende.

Mund ta themi pa pikë dyshimi se do të jetë spektakolar po aq sa dhe melodioz, ky koncert i Elsa Lilës që vazhdon të sfidojë çdo ditë veten dhe kohën, me atë që di të bëjë më mirë, që s’e tradhton kurrë e që e ka kultivuar edhe më fort me rrethin e artistëve, me të cilët bashkëpunon prej vitesh në Itali, që kanë zgjedhur të bëjnë muzikën që u përket, atyre e një pjesë të madhe të kësaj shoqërie.

SHKARKO APP