Nuk flasin prej kohësh, Enca merr vendimin drastik për Noizyn
Dikur kanë qenë dyshja më e bujshme në estradën shqiptare, por po aq e bujshme ka qenë edhe ndarja e tyre.
Janë pikërisht të vetëquajturit “King and Queen” në bashkëpunimin e tyre Bow Down, i cili tashëm do të mbetet thjesht një kujtim.
Ka qenë vetë Enca ajo e cila e ka fshirë këngën në bashkëpunim me Noizyn nga kanali i saj në YouTube.
Kënga rezultoi e suksesshme pasi arriti të mblidhte disa milionë klikime në pak kohë.
Këtij vendimi drastik të Encës nuk i është gjetur motivi, pasi ajo ka kryer gjithçka pa asnjë sqarim.
Nuk dihet nëse këngëtarja do të vazhdojë të performojë në koncert këngën me të cilën bashkëpunoi me reperin, dikur pjesë e të njëjtit grup.
KOHA JONË SONDAZH

