”Nuk kisha zyrë”, Bledi Strakosha zbulon çfarë ndodh brenda RTSH: Kujton se është lider suprem

Pak ditë më parë, gazetari Bledi Strakosha përmes një postimi publik, bëri me dije se është hequr nga puna në RTSH. Sonte i ftuar në emisionion ”Një Gotë Rose” me Rozana Radin, ka treguar me detaje se çfarë ndodh në RTSH, pasi drejtor u bë Alfred Peza, kjo me largimin e afro 200 punonjësve në pozicion drejtues.

Teksa tregon për atmosferën dhe për mungesën e një pune konkrete, ai thotë se nuk është mësuar që të marrë rrogën kot. ”Unë e kam marrë rrogën me punë dhe në RTSH kam qenë ndër të paktën personazhe që kam bërë emisione me rrogën dhe jo me projekte që të japin një shpërblim kap më të majmë sesa rroga”.

Strakosha i cili është rritur në ekran, tregon se disa kolegë janë hequr për një fjalë goje, dhe disa sepse ”nuk kam mbajtur shënime për një temë që nuk i takon”.

SHKARKO APP