“Nuk po gjej gishtin”, audio horror pas sherrit të aktorit Johnny Depp me ish-bashkëshorten

Detaje të reja dalin në pah për sherrin e Johnny Depp dhe Amber Heard, i cili i ka kushtuar një gisht aktorit të njohur. E përditshmja Daily Mail ka publikuar një audio që daton në vitin 2015, në të cilën dëgjohet mjeku personal i aktorit, David Kipper duke kërkuar nëj pjesë të gishtit të Johnny Depp.

“Nuk po gjej majën e gishtit, nuk po gjej majën e gishtit”- përsërit mjeku në audio, i cili mbërriti në shtëpinë e yllit hollivudian menjëherë pas sherrit më bashkëshorten. Pra detajet e reja që dalin në pah nga sherri i çiftit janë ato të një filmi horror.

“Shiko sa shumë gjak që ka, a ka ndonjë fasho këtu”-dëgjohet zëri i një infermiere që shoqëronte doktorin tek shtëpia e aktorit. Ndërkohë dëgjohet dhe zëri i Amber Heard që qan me dëshpërim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shpresoj që të hënën do të ikësh, dua ta kuptosh cfarë je dhe cfarë më ke bërë, më ke shpifur veten”- thotë në audio aktori i njohur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj doktor Kipper këshillon Amber Heard të marr ndonjë qetësues dhe të telefonojë miqte a njerët të saj që të vijnë ta marrin për të mos qëndruar bashkë me aktorin pas ngjarjes së rëndë.

Në atë kohë kur ndodhi ngjarja, aktori tha se kishin e kishte kapur me derën për të mbrojtur bashkëshorten e tij. Por pas ndarjes ai ndyshoi versionin duke thënë se nuk kishte dashur të tregonte se ishte gruaja ajo që ia kishte bërë.

Ndërkohë Amber Heard në gjyq tha se -ish bashkëshorti i saj ishte lënduar gjatë përplasjes së telefonit në mur ndërkohë që ishte i pirë dhe i droguar. Tashmë që dolën detaje të reja avokatët e të dy palëve do të kenë punë tani. Më herët Amber Heard ka treguar detaje mbi abuzimin e saj nga bashkëshorti, përfshirë edhe “goditjen me shqelma”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?