Nuk u pagua për rolin e “Pipi Çorapë Gjata”: Kështu ia kthejnë sot fansat

Aktorja suedeze Inger Nilsson, e cila tashmë është 60 vjeçe, ishte vetëm tetë vjeç kur fitoi rolin e famshëm të Pippi Çorapë Gjata

Aktorja ka marrë shumë lëvdata pikërisht për këtë rol, por për shkak të ligjeve të kohës kur u xhirua, ajo nuk u paguhej aspak për këtë rol. Për shkak se Inger nuk mori as edhe një cent për këtë rol, fansat e saj filluan të dhurojnë për aktoren dhe miqtë e saj të filmit Anika dhe Tommy.

Deri më tani, janë mbledhur gjithsej 37,000 dollarë. Edhe pse shumë prisnin që aktorja të ishte e lumtur, asaj nuk i pëlqeu aspak kjo ideja.

‘Në fillim u zemërova shumë sepse nuk doja të bëhesha viktimë dhe të lypja mëshirë. Por kur u qetësova, kuptova se ishte thjesht një shenjë respekti dhe dëshira e fansave për të na treguar se sa na vlerësojnë’, ka thënë ajo.

Inger u shfaq për herë të parë në rolin e Pippi Çorapë Gjata në serialin që u xhirua në 1969 dhe 1970. Emri i saj i vërtetë është Catherine Inger Monica Nilsson.

Ajo jeton në Stokholm dhe punon si sekretare, dhe gjithashtu ka pranuar herë pas herë ndonjë rol në teatër. Vitet e fundit ajo ka interpretuar me yje në serialin gjerman ‘Der Kommissionar und das Meer’.

SHKARKO APP