“Nxehet” situata në emision, Brikeno i dhuron puthjen e parë publikisht modeles: Ti je një ndër pretendentët

“PërPuthen” në “E Diell”, ka filluar të futet në një fazë mjaft të nxehtë. Disa janë larguar nga emisioni, por edhe shumë të tjerë janë shtuar. Albani është përjashtuar nga rubrika, për shkak se ka thyer rregullat.

Ndërkohë Margaret, vajza më e re që iu bashkua “PërPuthen” e kishte zgjedhur atë në një takim, por për shkak të largimit, takimi u anulua. Për këtë arsye, ajo vendosi për të dalë në takim me Brikenon.

Takimi mes tyre u duk se shkoi shumë mirë dhe një afeksion u pohua nga të dyja palët. Mirëpo, nuk munguan dhe surprizat. Brikeno i dhuroi puthjen e parë Margaret dhe kjo e fundit u duk tepër e emocionuar.

Madje pranoi që Brikeno është një ndër djemtë pretendent në sytë e saj.

SHKARKO APP