Nxorri Rogertin nga Big Brother, Monika Kryemadhi duartrokitet në rrjete sociale

Është shoqëruar me debate të forta deklarata e Rogertit për Selin, së cilës i tha “je vetëm për skandale seksuale”. Gjatë ditëve të kaluara, Rogerti ka lëshuar të tjera deklarata, ndërsa i ashpër ishte reagimi i banorëve të tjerë dhe i opinionistëve Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi.

“Të jem si mamaja e Selin apo e Mateos, të pres gjuhën nëse i thua ashtu fëmijës tim”-ishte deklarata e Monikës, ndërsa pak çaste më vonë Rogerti u largua nga shtëpia e BBV.

Monika: Të jem si mamaja e Selin apo e Mateos, të pres gjuhën nëse i thua ashtu fëmijës tim. Nëse nuk të vjen keq për mënyrën se si u flet, pse të vjen keq kur ta kthejnë ty? Më mirë dil sesa të flliqesh kështu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rogerti: Hapeni derën. (Largohet.)

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq në rrjete sociale po duartrokitet fort ndërhyrja e Monika Kryemadhit që nxiti Rogertin për të dalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?